Vasil Shkurtaj është emri më i përfolur ditët e fundit përsa i përket një largimi nga skuadra e Luftëtarit. Shumë klube të Superligës janë vënë në kërkim të tij për ta afruar në ekipë. Ishte presidenti Safet Gjici i cili konfirmoi lajmin se Shkurtaj do të ishte pjesë e Kukësit pasi kishin gjetur akordin me Luftëtarin, por zyrtarizimi nuk ka ardhur ende. Kjo për arsye se sulmuesi nuk është akoma i bindur për të ardhmen e tij.
Pas Partizanin tashmë edhe Teuta është futur në garë për lojtarin gjirokastrit dhe kërkon të afrojnë në skuadër lojtarin duke i ofruar atij një kontratë rreth 70 mijë euro deri në fund të sezonit si dhe të njëjtën shumë klubit të Luftëtarit. Ka pasur një takim mes palëve dhe nuk përjashtohet mundësia që Teuta të mund konkurencën e Kukësit ashtu si bëri ndaj Partizani për mbrojtësin Frashëri. Në Durrës po mendojnë për të afruar lojtar cilësor që mund të konkurojnë për titull dhe me Shkurtaj në majën e sulmit Teuta do të ishte një skuadër pretendente.