Juventusi po bëhet një nga ekipet që luan më “egër” në merkato. Uellsiani, Aaoron Ramsey, mbetet i lirë në verën e 2019-ës, nga Arsenali dhe Bayern Munchen është e gatshme ta bëjë pjesë të ekipit. Por italianët e Torinos, janë gati të japin një rrogë 10,5 milionë euro rrogë në sezon për, mesfushorin
Përderisa ai mbetet i lirë dhe do të vijë në ekip me parametra zero, ato para që do jepnin për ta blerë, duket se do i japin për mesfushorin. Sipas “The Sun” kjo lëvizje është shumë e mundshme, pasi kësaj rroge një futbollist nuk mund t’i thotë jo.