Club Brugge do të luajë kundër Manchester City-it, ndeshje e vlefshme për grupin A të Champions League. Janë publikuar formacionet zyrtare të dy ekipeve që do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv.
Anglezët rrezikojnë seriozisht kualifikimin pasi kanë 3 pikë, pas 2 ndeshjeve. Një humbje ose barazim do t’i largonte ata nga faza e mëtejshme e Champions-it. Më poshtë njihuni me formacionet zyrtare të dy skuadrave:
Club Brugge: Mignolet, Mata, Hendry, Nsoki, Sobol, Balanta, Rits, Vanaken, Soëah, Lang, De Ketelaere
Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Foden, Grealish, Mahrez
Kjo sfidë do të startojë në orën 18:45 dhe do të luhet në stadiumin “Jan Breydel”.