Janë mbyllur shtatë takimet e mbrëmjes së sotme të Champions League, ku skuadrat e mëdha nuk kanë zhgënjyer, por kanë gjetur fitoret me vështirësi vetëm në sekondat e fundit të ndeshjeve. Duke nisur me Atletiko MAdrid që shënon në sekondat e fundit të kohës shtesë për t’i marrë pikët maksimale modestëve të Rostov, ndërsa PSG fitoi në transfertë me Baselin vetëm në fund. E njëjta situatë për Arsenalin që ia arriti qëllimit me rezultatin 2-3 në transfertë, ndërsa në të njëjtën situatë ishte dhe Bayern Munich që fitoi në fund me PSV me rezultatin 1-2.
Ndeshje interesante ishte ajo mes Manchester City dhe Barcelona, ku Pep Guardiola i ktheu reston Luis Enriques, duke fituar ndeshjen me rezultatin 3-1. Golin e parë e shënuan katalanasit, por anglezët arritën që të kthejnë shifrat duke fituar takimin.
Atletiko Madrid – Rostov 2-1
Borusia Monchengladbach – Celtic 1-1
Basel – PSG 1-2
Benfica – Dinamo Kiev 1-0
Ludogorets – Arsenal 2-3
Manchester City – Barcelona 3-1
PSV – Bayern Munich 1-2
https://www.youtube.com/watch?v=dV5CNZHfJhE