Çiro Immobile është duke marë prej dore ekipin e Lacios. Sulmuesi italian ka mundur të shënojë plot 14 gola në 12 javët e Serisë A. Lacio ndodhet në kuotën e 24 pikëve duke mbajtur pozitën e tretë, vend që e çon direkt në Ligën e Kampioneve. Një mëritë të madhe për këtë ka dhe Immobile, që është treguar vrastar përpara portës.
E dhënë interesante për sulmuesin është fakti se ai ka shënuar më shumë se pesë ekipe të Serisë A. Ekipet që nuk kanë mundur ta kapin kuotën e 14 golave janë: SPAL, Sampdaoria, Udinese, Breshia, Verona dhe gjigantët e Milan. Kuqezinjtë janë duke vuajtur këtë sezon, teksa kanë gjetur rrugën e rrjetës vetëm 11 herë. Mesa duket as ndërrimi i trajnerit, nuk e ka zgjuar “Djallin”.