Shqipëria do të luajë nesër sfidën e radhës në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës. Kuqezinjtë presin në “Elbasan Arena”, Hungarinë në orën 18:00 dhe pas humbjes me Polonia do të kërkojnë të reagojnë. Trajneri Reja pas stërvitjes së sotme ka ideuar formacionin që pritet të zbresë nesër në fushë. Shqetësimi i vetëm është ai i Sokol Cikalleshit.
Autori i golit të vetëm ndaj Polonisë ka një shqetësim në gju dhe do të provohet deri në momentin e fundit nëse do të jetë gati apo jo. Në mungesë të Hysaj do të luajë Roshi, në vend të Bares do të debutojë Nedi Bajrami, ndërsa Uzuni do të marrë vendin e Manajt. Bekim Balaj do ta nisë titullar nëse Cikalleshit nuk ia del të zbresë në fushë.
Formacioni i mundshëm: Berisha, Roshi, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi (Balaj).