Mbrojtësi i Manchester United, Marcos Rojo, thyen rregullat e izolimit, pasi kapet duke pirë duhan dhe duke luajtur me letra me një grup shokësh.
Mbrojtësi i Manchester United, Marcos Rojo, i cili aktualisht është i huazuar te Estudiantes, duket se ka thyer rregullat e izolimit nga Coronavirusit në vendlindjen e tij, Argjentinë.
Mbrojtësi, i cili u kthye në Buenos Aires në janar, u pa duke pirë duhan dhe duke luajtur letra me një grup shokësh në një video të publikuar në Instagram nga vëllai i tij, Franco. Edhe pse video u fshi shpejt, ai u shpërnda në të gjithë mediat sociale, duke kritikuar sjelljen e Rojo, i cili shkeli të gjitha udhëzimet e distancimit shoqëror.
Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, kohët e fundit kishte zgjatur afatin e izolimit për shkak të Coronavirusit, deri më 10 maj, duke qënduar në karantinë të detyrushme ndërkombëtare që nga mesi i muajit mars.
Megjithëse disa kufizime ishin lehtësuar, duke lejuar një grup njerëzish të dilnin çdo ditë për qëllime argëtimi brenda një rreze prej 500 metrash larg shtëpisë së tyre, kjo nuk përfshintë grumbillime njerëzish në vende të izoluara. Por Rojo duket se nuk i përfilli ato rregulla, ku u shfaq nën shoqërinë e të paktën 11 personave, të cilët u spikatën në videon e ngarkuar nga vëllai i tij në Instagram.