Pasditen e sotme në kampionatin grek është luajtur ndeshja mes Aris-it dhe Olympiacos-it, e cila ka përfunduar 0-1. Në skuadrën e Selanikut, luajnë Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha, të cilët këtë takim e panë nga stoli duke mos luajtur për asnjë minutë.
Ata e kanë ndjekur ndeshjen ulur duke bërë “tifo” për ekipin e tyre. Kujtojmë që dy kuqezinjtë ishin titullarë në qendër të mbrojtjes javën e shkuar në humbjen turpëruese 4-0 ndaj Aek-ut. Dy titullarët e Panuccit duket se nuk janë në momentet e tyre më të mira dhe kjo mund të ndikojë dhe tek Kombëtarja, e cila luan një ndeshje të rëndësishme ndaj Skocisë, për Nations League.