Christian Eriksen mund të largohet nga Tottenham, por jo nga Premier League. Sikurse raportojnë mediat në ishull, danezi mund të jetë lojtari i ardhshëm i Manchester United. Ky interes nga 20 herë kampionët e Anglisë vjen, pasi, Paul Pogba duket se do të ketë një tjetër destinacion këtë merkato. Skuadra e tij e ardhshme mund të jetë Real Madrid.
Madrilenët gjithashtu ishin të interesuar edhe për Eriksenin, por Pogba mund të preferohet më shumë nga trajneri Zinedine Zidane, duke e bërë francezin që të jetë lojtari i ardhshëm, i cili do të prezantohet në ”Santiago Bernabeu”.