Real Madrid ka arritur të mundë me rezultatin 3-2 Chelsean në turneun “International Champions Cup”. Të besuarit e Zinedinë Zidane e nisi mirë takimin duke shënuar dy gola brenda shtatë minutave. Ishte braziliani Marcelo që i shënoi të dy golat e parë përkatësisht në minutën e 19 dhe 26-të. Por Real nuk u mjaftua me kaq pasi talenti i akademisë së tyre, Mariano, shënoi një gol të bukur nga larg zonës.
Në pjesën e dytë Zidane i dha mundësinë lojtarëve të rinj për të luajtur. Në këtë fraksion loje Chelsea shënoi dy gola me Hazard në minutën 80 dhe 90.