Chelsea do të hyjë fuqishëm në merkaton e janarit për të përforcuar skuadrën me element cilësorë për të pretenduar titullin kampion në Premier League. Skuadra që drejtohet nga Sarri pritet të investoj një shumë prej 200 milionë stërlinash për të sjellë në “Stamford Brigde” lojtar me peshë. Sipas britanikes “The Express” Chelsea parashikonë 4 blerje dhe trajneri italian e ka listën e lojtarëve.
Në listën e Mauricio Sarrit bënë pjesë dhe mbrojtësi i kombëtares tonë Elseid Hysaj. Shkodrani është një nga lojtarët e besuar të trajnerit që pas Empolit dhe Napolit kërkon të sjellë në Premier League te skuadra e Chelsea. Hysaj tashmë ka humbur dhe vendin e formacionit te skuadra e Napolit dhe largimi i tij në merkaton e janarit do të ishte mëse i mundshëm. Vlera e mbrojtësi shqiptar shkon në 40 milionë euro dhe “blutë” e Londrës janë të gatshëm të paguajn shifrën e lojtarit.