Këtë fundjavë është luajtur ndeshja mes Manchester City dhe Chelsea, që ka përfunduar me rezultatin e thellë dhe të pastër 6-0 për “qytetarët”.
Mirëpo, “Daily Mail” raporton se drejtuesit e klubit i japin ende mundësi teknikut Sarri, që të vazhdojë punën e tij në krye të skuadrës dhe të kthejë përsëri rezultatet në favor të tyre.
Mbetet për t’u parë në javët në vazhdim, nëse Sarri do bëjë të mundur të kthejë situatën. Deri më tani, Chelsea renditet në vendin e 5 me 50 pikë, 1 më pak se Manchester United i vendit të 4.