Jadon Sancho është një nga talentët më premtues të momentit në Europë. Sulmuesi anglez prej dy sezonesh po shkëlqen te Dortmund dhe shumë skuadra të mëdha kanë kthyer sytë nga ai.
Në merkaton e verës pritet që Sancho të largohet nga skuadra gjermane, ndërsa sipas mediave angleze janë dy ekipi që janë fuqishëm në garë për të. Chelse dhe Man United e duan me çdo kusht në skuadër dhe janë gati të paguajnë shifrat që kërkon Dormtund.
Në këtë mënyrë, verdhezinjtë “fërkojnë” duart pasi pritet të fitojnë shumë nga shitja e talentin 20-vjeçar. Nga ajo që bëjnë me dije mediat, Dormtund kërkonë jo më pak se 150 milionë euro për kartonin e tij.