Chelsea është duke projektuar të ardhmen. Blutë e Londrës kanë gjetur akordin me Harvey Gilmour, 14 vjeçarin skocez që vjen nga radhët e Kilmarnock . Drejtuesit londinez janë bindur nga aftësitë e djaloshit, duke i ofruar një fanellë te të rinjtë.
Aktualisht, edhe vëllai më i madh i tij, Billy është pjesë e moshave të Chelseas, duke shkëlqyer këtë edicion. Duket se ekipi i Lampard “ndjek gjakun”, teksa ka afruar në ekip edhe vëllain e vogël, vetëm 14 vjeçar.