Fitimi i Superligës kosovare i ka siguruar Feronikelit një
biletë për në Kupat e Europës. Skuadra e
drejtuar nga Zekrija Ramadani do të garojë në UEFA Champions League dhe turneun
do e nis nga raundet para-eliminatore të saj.
Por, pas këtij suksesi, Feronikeli ka njohur edhe kundërshtarin e parë të kësaj
faze. Ashtu siç edhe një vit më parë, kur Drita merrte pjesë në këtë
kompeticion, kundërshtarë të Feronikelit do të jenë ekipe si Santa Coloma dhe Lincoln
Reds.
Pikërisht, skuadra nga Andora do të jetë edhe kundërshtari i parë i Feronikelit
në Kupat e Europës. Ekipi kosovar do të ballafaqohet me Santa Coloman me 25
qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Santa Coloma, Lincoln Reds, Feronikeli dhe njëri nga ekipet që do të dalë kampion në San Marino janë skuadrat që do të luajnë në rrethin preliminar për kualifikime në kompeticionin më të madh në Evropë.