Kukësi do të luajë më datë 12 korrik, ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Champions Leauge kundër Sherfi Tiraspol.
Një ndeshje e vështirë për kampionët e Superligës, sidomos për faktin që do të luhet në transfertë, në Moldavi.
Kompanitë e huaja të basteve sportive duket se nuk i kanë lënë shanse për fitore Kukësit në këtë takim, pasi suksesin e kampionëve të Superligës e kuotojnë me koeficientin 15.00.
Fitorja e moldavëve kuotohet me koeficientin 1.22, ndërsa barazimi me 4.80.
Madje një prej kompanive të basteve, në përshkrimin e ndeshjes dhe sugjerimet që jep për takimin Sherif Tiraspol-Kukës, parashikon që ndeshja do të dalë 1-1 me pjesë, pra fitore e moldavëve në pjesë të parë dhe rezultat final gjithashtu.
“Bettingexpert.com” shkrun se Kukësi nuk është gati për të përballuar një ekip të fortë si Sherif Tiraspoli, sidomos në Moldavi./ NEWSPORT.AL
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.