Champions League do të luajë sot aktin e dytë. Pas ndeshjeve të zhvilluar ditën e djeshgme, Champions do të rikthehet sërish me 8 sfida të tjera tepër interesante. Gjithçka do të nisi në orën 18:45 me dy sfidat, Barcelona-Dinamo Kiev dhe Salzburg-Wolfsburg. Katalanasit nuk kanë marrë ende asnjë pikë në këtë sezon të Champions dhe fitorja për ta është detyrim. Salzburg dhe Ëolfsburg do të kërkojnë të marrin 3 pikë për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.
Në orën 21:00 do të luhen 6 ndeshjet e tjera. Sfida të lehta në letër për Bayern Munchen, Chelsea dhe Juventus që do të kenë përballë ekipe si Benfica, Malmo dhe Zenit. Sfida më interesante e mbrëmbjes do të jetë ajo mes Man United dhe Atalantës. “Djajtë e kuq” kanë marrë vetëm një fitore, ndërsa Atalanta kryeson me 4 pikë dhe është një kundërshtar jo i lehtë për t’u kaluar.