Çështja e pagave te Flamurtari ka shqetësuar jo pak ambientin e klubit bregdetar.
Por, sipas informacioneve të fundit që ka përcjellë gazetari i Supersport, Ylli Aga në “Gol pas Goli”, lojtarët e Flamurtarit nuk do të zhvillojnë grevë dhe as nuk do të bojkotojnë kampionatin.
Kjo pasi sezoni tashmë ka filluar dhe nuk ka kuptim që të ndodhin të tilla episode, ndonëse nuk paguhen prej 4 muajsh.