Anglezët e Çelsi janë vënë në kërkim të një sulmuesi dhe nuk do të ndalen derisa ta gjejnë atë. Konte e kërkon me ngulm përforcimin e skuadrës me një sulmues që e njeh mirë golin.
Romelu Lukaku është vënë në qendër të vëmendjes të Çelsit. Londinezët janë gati të paguajnë 70 milion euro për sulmuesin belg të Evertonit, të cilin e shitën te këta të fundit para dy vjetësh për 35 milion euro.
Çelsi tentoi të blinte Moratën, Higuainin ose Kavanin, po dështoi me secilin prej tyre.