urgen Çelhaka ka shqetësuar jo pak stafin teknik të Tiranës. Mesfushori bardheblu nuk është stërvitur me grupin për shkak të disa shqetësimeve të vogla. Një nga lojtarët që pritet të jetë titullar në krah të Vesel Limajt ka ndjerë dhimbje në pjesën e abdominaleve dhe kësisoj pritet të stërvitet veçmas edhe për pak kohë.
Mësohet se vetëm pas 2 javësh ai do të jetë në formë për t’iu bashkuar grupit, për të marrë ngarkesën e nevojshme sikurse ata. Në sezonin që lamë pas, 20-vjeçari u aktivizua në 17 ndeshje duke arritur të realizojë 1 gol.