Shqipëria do të luajë nesër miqësoren e dytë gjatë këtij muaji. Pas barazimit ndaj Uellsit, kuqezinjtë sfidojnë Çekinë në transfertë e sfida do të luhet në orën 20:15. Sot në konferencë përshtyp foli edhe trajneri Reja duke analizuar këtë takim si dhe barzimin e marrë ndaj Uellsit pak ditë më parë.
Çfarë do të presim me Çekinë? “Kemi konsumuar shumë ndaj Uellsit, duhet të vlerësojmë gjendjen e lojtarëve që luajtën 90 minuta pasi nëse nuk janë në formë do të bëjmë ndryshime. Unë mendoj se Çekia është një nivel si Uellsi pasi ka lojtarë të shpejt që dalin në kundërsulme dhe nuk humbasin kohë, por I shfrytëzojnë hapësirat shumë mirë. Ne presim të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje.
Si e kam thënë edhe në ndeshjen ndaj Uellsit duhet të jemi më të saktë në fazën sulmuese pasi mbrojtja është e konsiliduar. Duhet të bëjmë përmirësime në fazën sulmuese e duhet të tregojmë që kemi bërë hapa përpara. Kjo ndeshje është test për ne që të provojmë të krijojmë sa më shumë raste në fazën sulmuese. Jam I bindur që ne do të përmirësohemi me kalimin e kohës e këtë mund ta shohim që nga kjo ndeshje”.
“Sfidat miqësore nuk janë njësoj si ndeshjet zyrtare pasi përqendrimi nuk është në nivelin maksimal. Italia është skuadër e fortë dhe nuk ka humbur asnjë ndeshje me Mancinin dhe është kandidate kryesore për të fituar EURO 2020. Çekia ashtu si Uellsi mund të jenë surprizë dhe janë skuadra të rëndësishme”.
Faza sulmuese? “Do të ketë ndryshime edhe pse nuk e kam vendosur ende. Në mesfushë do të bëj gjithashtu ndryshime nëse dikush është i lodhur. Më pëlqen t’i jap shansin të gjithëve që të luajnë, por kemi përballë një skuadër të fortë dhe duhet të luajnë në fushë lojtarë që kanë eskperiencë ndërkombëtare”.