Edison Cavani do të largohet nga PSG-ja. Sulmuesi uruguajian ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me klubin francez dhe në fund të sezonit do të dal si lojtari I lirë.
Me ardhjen e Icardit në ekip, Cavani ka humbur vendin e titullarit dhe për këtë arsye ka vendosur të mos pres fundin e sezonit. Nga ato që raportojnë mediat në Francë, lojtari I ka komunikuar klubit se dëshiron të largohet që tani.
Sulmuesi ka gjetur prej kohësh marrëveshjen me Atletiko Madrid dhe firma është thjesht një formalitet, por vetë uruguajini ka kërkuar që të firmos që këtë merkato.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Atletiko Madrid dhe PSG-ja do të gjejnë një marrëveshje për të pasi Cavani është ende në kontratë me francezët dhe për ta lënë të lirë madrilenët duhet të paguajnë.