Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, mund të vazhdojë karrierën e tij në Itali.
Sipas mediave italiane, Interi ka filluar negociatat me përfaqësuesit e 33-vjeçarit uruguaian, për rekrutimin e tij në Serie A.
Zikaltrit mund të aktivizohet në transferimin e Cavani, pas lajmit të keq se shënjestra e tyre, sulmuesi i Napoli Dries Mertens, ra dakord të zgjasë kontratën e tij me Napoletanët. Kështu të detyruar nga humbja e mundësisë së nënshkrimit me sulmuesin e Napolit, ato tashmë duket se i kanë kthyer sytë nga liga franceze.
Kontrata e Cavani me PSG skadon këtë verë dhe ai do të jetë në tregun e transferimeve si një lojtar i lirë.