Edinson Cavani do të largohet nga PSG. Tanimë lajmi I largimit është pranuar nga palët, ndërsa më herët lojtari ishte drejt nënshkrimit me Atletico Madrid. Një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë, pasi urugajani ka zgjedhur Benficën për të vijuar karrierën.
Lajmin e bëjnë me dije mediet uruguajane, që japin edhe detajet e marrëveshjes. 33 vjeçari do nënshkruaj për një pagë prej 2.5 milion eurosh në sezon, për tri vitet e ardhshme. Gjithashtu një bonus prej 8 milion eurosh pritet të jepet nga Benfica në drejtim të lojtarit. Ende nuk ka asgjë zyrtare, mirëpo bomber pritet të lërë vendlindjen për të nënshkruar marrëveshjen e re në Europë.