Atletiko Madrid është në kërkim të një sulmusi për sezonin e ri. Duke parë që Edison Cavani është drejt Interi, Simeone ka ndryshuar objektiv. Sipas mediave në Spanjë, lojtari i parë që madrilenët do të kërkojnë është Duvan Zapata nga Atalanta.
Sulmuesi zikaltër prej disa sezonesh është një nga më të mirë në Serie A dhe për këtë arsye, Simeone e dëshiron në ekip.
Atalanta kërkon të paktën 60 milionë euro nga shitja e tij, por kriza nga pandemia, mund të ndryshojë çmimet e lojtarëve. Një kalim në Spanjë e dëshiron edhe vetë Zapata që do të marri një roli protagonist te Atletiko, por edhe një rrogë më të lartë se te Atalanta.