Vendimi CAS-it i ka gjetur të gjithë të pa përgatitur në Korçë, pasi në qyttin juglindor ishin përgatitur për një fitore e cila nuk ka ardhur. Kjo situatë sigurisht do të ndryshojë dhe gjendje te Skëndërbeu pasi do të jetë e vështirë për lojtarët transferohen aty duke ditur mund të luajnë vetën në Superiore. Një skenar i tillë do të ishte i dëmshëm dhe bardhekuqtë që nuk do të kishin ndonjë fitim po të merrnin pjesë vetëm në kampionatin shqiptar të futbollit.
Në këto kushte janë dy hipotezat që kanë marrë jetë në këtë drejtim. Njëra prej tyre është shpërbëerja e klubit dhe emërtimi i tij “Akademia Skëndërbeu” dhe në këtë rast do të fillohej nga kategori e tretë me këtë “krijesë” të re që s’do të kishte lidhje aspak me të vjetrën. Kurse në rastin e dytë do të kishim të bënim me një zhvendosje të kapitalit te Devolli ose te Maliqi dhe kështu do të ishte më thjeshtë sepse këto realitete janë ekzistente në kategoritë e ulëta të futbollit në Shqipëri.
.