Atletico Madrid ka arritur të fitojë ditën e sotme kundër Bayern Munichut me rezultatin 1-0, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League. Është Carrasco ai që ka arritur të shënojë duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Skuadra spanjolle kishte mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin, por Antonie Griezmann nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Pas kësaj ndeshjeje, Atleticio ngjitet në vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Bayern mbetet në vendin e dytë me 4 pikë.