Lucas Cardoso i është rikthyer stërvitjes. Futbollisti ishte dënuar nga trajneri Daja dhe klubi, pasi braziliani nuk ishte paraqitur në disa seanca stërvitore. Gjithsesi, ri-ardhja e tij nuk ka qënë aq e bukur, pasi “timonieri” e ka ndëshkuar sërish atë. Cardoso është stërvitur i diferencuar nga ekipi, pasi vijonin normalisht të ishin nën urdhërat e Dajës. Nuk dihet se sa do vijojë kështu, por bëhet fjalë për atë se çfarë ndodhi dje, teksa ekipi po i jepte dorën e fundit përgatitjeve anti-Teutë.
Partizani zbret sot në fushë ndaj Teutës në transfertë, me fillim nga ora 16.45. Të kuqtë kanë grumbulluar 26 pikë dhe janë të dytët në rënditje. Në krahun tjetër, Teuta është e tre-ta me 26 pikë.