Menaxheri i mesfushorit ofensiv, Antonio Candreva, ka komentuar spekullimet të cilat e lidhin lojtarin me një kalim te Chelsea.
Ai ka thënë se transferimi te skuadra londineze është munëdsi e mirë, por që italiani 80% do të qëndroj te Interi.
“Chelsea? Nuk e përjashtojmë si mundësi. Me 80% qëndron, sepse Antonio ndihet i lumtur tek Interi”, ka thënë ai.
Candreva është transferuar te Interi nga ekipi i Lacios.