Luftëtari do të presë sot në orën 13:45 Skënderbeun për tu përballur mes tyre në takimin e vlefshëm për javën e tetë të kampionatit.
Pak orë para se skuadrat të zbresin në fushë janë mësuar emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në fushën e blertë. Kryesor do të jetë Olsid Ferataj nga Patosi. Si asistent të Feratajt do të jënë Nuri Rrapaj dhe Rejdi Zaimi.