Eqerem Memushi zyrtarisht është trajneri i Bylisit. Memushi dje ka mbyllur bisedimet me presidentin Kapllanaj dhe pritet qe me shumë gjasa ndaj Dinamos të jetë në stol. Memushi një trajner me eksperiencë pritet që të çojë Bylisin në Superiore.
Memushi edhe dy sezone më parë ka qenë pjesë e stafit të Bylisit ndërsa ai e njeh mjaft mirë ambientin ballshiot. Tifozët e Bylisit janë optimistë me emërimin e Memushit dhe kanë besim se skuadra ka bërë zgjedhjen e duhur.