Bylis ka zhvilluar ditën e sotme miqësoren e radhës. Ballshiotët kanë fituar me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Albetrolit. 3 ditë pas barazimit ndaj Apolonisë, Bylis ka zbritur sërish në fushën ditën e sotme duke zhvilluar sfidën e radhës.
Bylis do të luaj gjithashtu ditën e nesërme një tjetër ndeshje miqësore. Këtë herë përballë do të ketë një rival të Kategorisë Superiore siç është Vllaznia. Ballshiotët janë për rekord pasi brenda 24 orëve do të luajnë dy ndeshje. Ndryshe nga shumë klube në Superligë, ekipi I drejtuar nga Dovedan luajti sot, ndërsa nesër do të zhvillojë një tjetër ndeshje.