Bylsi i këtij sezoni ka surprizuar me rezultatet e mira dhe kryesimin e Superligës, pas shtatë javësh të luajtura. Ekipi udhëton drejt Gjirokastrës, për t’u ndeshur nesër me Luftëtarin.
Në Ballsh duket se i kanë idetë e qarta për të ardhmen. Klubi ka vendosur të investojë në akademinë “Bylis” për mosha të ndryshme. Ajo që bie në sy është edhe hapja për herë të parë e një akademie për femra. Në njoftimin e klubit, vihet theksi te zhvillimi i vajzave të çdo grupmoshe, veç aktivitetit të meshkujve. Në Ballsh, rezultatet e mira të këtij sezoni, duket se kanë shtuar jo vetëm oreksin për më shumë, por edhe në krijimin e një fidanishteje frytdhënëse.