Ditën e sotme Bylis ka luajtur një ndeshje miqësore ndaj Luftëtarit. Kampionatet në Shqipëri janë ndalur për shkak të tërmeteve të ndodhur dhe FSHF-ja mori vendim që këtë javë të pezullohen të gjitha aktivitet e futbollit në vend. Skuadrat kanë shfytëzuar këtë pauzë për zhvilluar ndeshje miqësore në mënyrë që lojtarët të mos humbasin ritmin e ndeshjeve.
Ballshiotët kanë luajur në transfertë në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendas dhe kanë arritur të fitojnë me rezultatin 1-3. Golat për Bylisin u shënuan nga Hadroji, Qardaku dhe Celis, ndërsa për Luftëtarin shënoi Zijaji. Bylis do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Partizanit, ndërsa Luftëtari pret Vllazninë në shtëpi.
Miqesore
Luftetari-Bylis 1-3
Golat: Zijaji/ Hadroji, Qardaku, Celis