Bylis do të luajë sot në transfertë ndaj Partizanit sfidën e radhës në kampionat. Pas barazimit në minutat e fundit ndaj Kukësit skuadra e drejtuar nga Dovedan do të ketë një tjetër mision të vështirë.
Ballshiotët do të zbresin për herë të parë në “Air Albania”, për të luajtur përballë Partizani vendas. Në këtë takim trajneri Dovedan do të ketë disa mungesa për shkak dëmtimesh, Peposhi, Beji, Ndreca si dhe Goxhaj i pezulluar nga disiplina. Por, sikur të mos mjaftojnë vetëm këto 4 mungesa, në kampin ballshiotë shqetësojnë edhe dy titullarë të tjerë.
Murataj dhe Bicaj për shkak të gjendjes gripale kanë përfunduar duke marrë serumë në një prej spitaleve në Tiranës dhe prezenca në fushë ndaj Partizanit mbetet në dyshim. Nëse të dy lojtarët nuk do t’ia dalin atëherë do të vështirsohej akoma më shumë puna për trajnerin Dovedan pasi do të ishin 6 mungesa titullarësh.