Ekipi ballshiot duket se është gati për të filluar përgatitjet e ndërtimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, Bylis bën me dije se presidenca ka nisur prej ditësh punën dhe së shpejti do të njoftohet emri i trajnerit të ri të ekipit. Sipas njoftimit, trajneri do të jetë një emër i njohur që ka drejtuar skuadra të mëdha.
Bylis luftoi deri në javët e fundit sezonin e shkuar për mbijetesë në Kategorinë Superiore, por në fund e humbi “luftën” përballë Flamurtarit.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.