Bylis ka zhvilluar dy faza të mira në Kategorinë e Parë, ku objektiv është rikthimi në Superiore. Për këtë drejtuesit mallakastriotë kanë nisur merkaton. Nëpërmjet një njoftimi në facebook, klubi ballshiot bën me dije që sot është zyrtarizuar sulmuesi Izuçuku, i cili ishte pjesë e skuadrës sezonin e kaluar. Por, më pas ai u largua pasi Bylis ra në Kategorinë e Parë.
Gjithashtu në njoftimin e Bylisit bëhet me dije që drejtuesit po punojnë intensivisht për të rikthyer në skuadër Ardit Hoxhajn, që tashmë është pjesë e Skënderbeut të Korçës.