Sulejman Starova merr frymë lirisht pas 3 javësh kampionat në Kosovë. Tekniku kryeqytetas ka marrë një fitore të çmuar në minutat e fundit të takimit ndaj skuadrës së Ballkanit. Ekipi i Feronikelit ka mundur të marrë fitoren e parë në kampionat vetëm në frymën e fundit kur ish-futbollisti i Teutës Artur Magani shënoi saktë në minutën e 92-të. Starova ishte në prag të shkarkimit nga posti i teknikut të Feronikelit pas dy barazimeve në dy takimet e para në kampionat.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.