Dushan Vlahoviç, Patrick Kutrone dhe German Pecela rezultuan pozitiv me “COVID 19”. 3 futbollistët e Fiorentinës kanë arritur t’ia dalin mbanë teksa klubi italian njofton se tashmë çdo gjë ka kaluar për ta. Pas testit të kryer, ata kanë dalë negativë dhe gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e mirë.
Një lajm i gëzueshëm ky për klubin italian dhe futbollin europian, që tashmë do të kenë gati për të dhënë kontributin e tyr 3 lojtarët e sipërpërmendur. Me të kryer testet e para, ku rezultuan pozitivë, ata u vetëkarantinuan, ndërsa sot bëhet e ditur se kanë arritur të fitojnë luftën me këtë “armik” që ka pushtuar gjithë botën.