Gonzalo Higuain do të jetë gati për dy sfidat e rëndësishme të Juventusit këtë javë. Sulmuesi argjentinas është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe sot është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës.
Në këtë mënyrë trajneri Sarri merr një lajm të mirë në prag të sfidave ndaj Lyon në Champions dhe Inter në fundjavë. Higuain do të ftohet për këto dy ndeshje dhe pritet të jetë në fushë pa problem. Stërvitje të diferencuar ka kryer Doglas Costa që vijon ende të jetë i dëmtuar. Braziliani me shumë mundësi nuk do të jetë gati për dy ndeshje delikate te Juventusit.