Simone Inzaghi mund të buzëqeshë. Për lacialët në dispozicion është rikthyer Lazzari. Lazzari vuante nga një dëmtim, i cili e mbajti larg fushës së lojës për më shumë se një muaj.
Lajm i mirë vjen edhe për Milinkoviç Saviç, i cili mori një goditje në mesjavë ndaj Dortmundit. Serbi nuk është stërvitur me grupin, por gjendja e tij fizike sa vjen e përmirësohet.
Lazio synon të jetë kompetitive në këtë sezon, teksa garon në të gjtiha kompeticionet. Inzaghi ka një grup të fortë lojtarësh, me merkaton që ka qënë në nivelin e duhur.