Jasir Asani do të rikthehet te Partizani. Edhe pse dëshira e 25-vjeçarit ishte të qëndronte në AIK-u, klubi suedez nuk ka preferuar të blejë kartonin e mëngjërashit të kuq. Kësisoj, ai është i detyruar të vijë sërish në vendin tonë për të rinisur përgatitjet me trajnerin Ilir Daja. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të, pasi hapur e ka deklaruar që kërkon të provojë forcat në një kampionat më të fortë.
Në një moment kur merkato e të kuqve është bllokuar nga FIFA, rikthimi i Asanit në shtëpi do të qetësonte disi stafin teknik duke njohur vlerat dhe cilësitë që ka vetë lojtarit. Zhvillime të reja priten në vazhdim, ndërsa ditët e ardhshme do të zbardhin plotësisht destinacionin përfundimtar të lojtarit.