Lajme të mira për Vllazninë në prag të klasikes së futbollit
shqiptar me Dinamon.
Portieri, Erind Selimaj është rikuperuar nga dëmtimi që ka patur dhe do të jetë
i gatshëm që këtë javë për të qënë në dispozicion të stafit teknik. Selimaj është stërvitur normalisht me skuadrën
dhe po bëhet gati për ndeshjen e së dielës.
Ai pritet të mbrojë portën e kuqebluve ndaj Dinamos. Në fazë rikuperimi është
edhe portieri tjetër, Alen Sherri, teksa në dy takimet e fundit, portën e
shkodranëve e ka mbrojtur futbollisti i talentuar, Kristi Qarri.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.