Tirana është skuadra më në formë për momentin në Kategorinë e Parë. Bardheblutë mundën edhe Skënderbeun dhe tashmë gjenden të vetëm në vendin e parë me 10 pikë. Trajneri Ard Mema nuk ka pasur të gatshëm për dy ndeshjet e fundit mesfushorin Agustin Torrasa.
Argjentinasi vuante nga një dëmtim, por ditën e djeshme është rikthyer normalisht në stërvitje me skuadrën dhe është gati për ndeshjen e radhës ndaj Kukësit në fundjavë. Tirana do të luajë 2 ndeshje të rëndësishmë në kampionat pasi pas verilindorëve është radha e derbit ndaj Partizanit. Me skuadrën për disa minuta është bashkuar edhe Andi Lila që pas vrapimeve në fushë është stërvitur veçmas për shkak të dëmtimit.