Janë mbyllur 5 ndeshjet e ditës së sotme në dy grupet e Kategorisë së Parë. Dinamo ka marrë një fitore të artë 1-0 ndaj Korabit në shtëpi e tashmë është vetëm një hap larg Superligës. Detyrën ka bërë edhe Burreli që ka mposhtur Vorën dhe ka parakaluar në renditje Korabin duke marrë vendin e dytë.
Në zonën e “Play Out”, Erzeni ka mposhtur Besëlidhjen, ndërsa Oriku ka fituar ndaj Velçikut. 3 pikë të rëndësishme për Erzenin dhe Orikun që sigurojnë qendrimin në Kategorinë e Parë.
Sfida tjetër e Grupi B mes Turbinës dhe Lushnjes është mbyllur në barazim pa gola 0-0. Një pikë që i kënaq të dyja ekipet që e kanë siguruar qendrimin në Kategorinë e Parë.
Play-off grupi A
Dinamo 1 – 0 Korabi
Burreli 3 – 1 Vora
Play-out grupi A
Erzeni 2-0 Besëlidhja
Oriku 3 – 0 Veleçiku
Play-out grupi B
Turbina 0 – 0 Lushnja