Luftëtari ndodhet prej disa ditësh në fazë përgatitore në Greqi, ndërsa askush nuk jep informacione se çfarë po ndodh në kampin bluzi. Të gjitha fjalët që qarkullojnë janë në kuadrin e thashethemeve, apo që dalin nga burime konfidenciale.
Gjithçka ndodh për faktin se klubi ka vendosur një rregullore të fortë në brendësi të tij, ndërsa thyerja e saj parashikon masa të rrepta nga ana e drejtuesve. Normalisht, së pari lojtarëve iu është ndaluar komunikimi me palën e tretë, pra me mediat në këtë rast. Por, më kryesorja qëndron te përdorimi i rrjeteve sociale si dhe publikimi i fotove nga faza përgatitore.
Deri diku cënimi i privatësisë, por që këto janë rregullat aktuale të klubit bluzi, i cili po kërkon që të bëjë merkaton në fshehtësi. Deri në këtë moment, te Luftëtari ka firmosur vetëm portieri Ruçi, ndërsa nuk dihet se kush tjetër do të jetë pjesë e bluzinjve në të ardhmen.