Bundesliga 1 dhe 2 e futbollit gjerman do të viojë sipas planeve, pra do të luhet në datën 16 maj. Kështu kanë vendosur drejtuesit në Gjermani, ndërsa rinisja e sezonit u vu në dyshim pasi 2 lojtarë të Dynamo Dresden rezultuan pozitiv me Covid-19, çka detyroi klubin të shkonte për 14 ditë në karantinë.
Christian Zajfert, që mban postin e shefit në Ligën gjermane të Futbollit u shpreh: “Dresden nuk do të luajë në 17 maj në Hanover dhe ndaj Gruther Furth në 23 ose 24 maj. Dynamo mund të nisë sezonin në 28 maj në Bilefeld, ndërsa do të duhet të luajë sipas sistemit të javës angleze.
Për kategorinë e dytë, kjo do të thotë se nga 81 ndeshje të planifikuara, nuk mund të luhen dy ndeshjet e Dresden, teksa do të shikojmë sesi do ta përballojmë. Nuk ndryshon synimi, ndryshojnë planet. Synimi është të mbyllim sezonin”, u shpreh ai për ZDF.