Shqipëria do përballet pas pak minutash në Cardiff me Wales, në një ndeshje miqësore. Zëvëndëstrajneri kuqezi, Ervin Bulku dha një intervistë për Supersport, teksa e cilësoi këtë 90 minutësh si mjaft të rëndësishëm dhe aspak si një miqësore e zakonshme.
“Të gjithë sulmuesit kanë pasur minutat e tyrë. Të gjithë kanë qënë të barabartë. Ne e kemi thënë që trajneri është i bindur me skemat që ka. Është po e njëjta skemë. Mendoj se përdërisa jemi të konsoliduar, le të shikojmë ekipin dhe të bëjmë atë që nuk kemi bërë deri në këto momente. Mos të harrojmë që nuk janë miqëosre. Ne do bëjmë gjithçka në këto ndeshje, që të jemi të gatshëm për ndeshjet zyrtare” – tha ai.