Portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka përgëzuar Parmën për ngjitjen në Serie B.
Parma që në vitin 2015 u dërgua në Serie D pas kolapsit financiar, sot ka siguruar hyrjen në Serie B, duke u ngjitur dy liga në dy sezonet e fundit.
Kjo ecuri e Parmas ka gëzuar ish portierin e kësaj skuadre, Giggi Buffon, që ka bërë një shkrim emocional në Facebook.
“Në Parma kam lindur si portier, u rrita si futbollist, aty kam hedhur themelet e asaj ku jam sot. Ky promovim është unik, rikthim a e ardhmja. Por kjo duhet të vazhdojë… ndërkohë nga unë merrni duartrokitjet e mia, krenarinë time”, ka shkruar Buffon.