Gigi Buffon nuk ka ndërmend të lë futbollin dhe duket se do të ketë dhe një vit aventurë tjetër me Juventus. Si lojtar edhe pse në moshë të madhe Buffon e ka dëshmuar se gjendet në një formë fizike të përkryer, po ashtu dhe teknikisht dhe për këtë arsye shanset për të vijuar dhe 1 vit me futbollin profesionistë janë të mëdha.
Gardiani i bardhezinjve pritet të vendosë brenda disa ditëve për të ardhmen e tij, ndërsa mediat italiane e bëjnë të sigurt se zgjatja e kontratës me një vit është thjesht çështje konfirmimi.